Inagurohet çerdhja e re në Shtitaricë të Vushtrrisë

Inagurohet çerdhja e re në Shtitaricë të Vushtrrisë

Në fshatin Shtitaricë është përuruar çerdhja e re dhe moderne, një hapësirë që do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e këtij fshati.

Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, theksoi se çerdhja ofron një ambient të sigurt dhe mbështetës, ku çdo vogëlush mund të zhvillohet dhe edukohen në kushte moderne, përcjell Telegrafi.


“Shumë i lumtur që në Shtitaricë kemi hapur dyert e çerdhes së re. Një hapësirë moderne ku çdo vogëlush do të ndjehet i sigurt, i lumtur dhe i mbështetur në çdo hap të zhvillimit dhe edukimit të tij. Një falënderim i veçantë për drejtoreshën e OJQ-së CIPOF, znj. Mevlude Murtezi, dhe znj. Hanemshahe Latifi, kontributi i të cilave ka qenë shumë i rëndësishëm që kjo çerdhe të bëhet realitet. E gëzofshin fëmijët e Shtitaricës”, tha kryetari Idrizi.

Çerdhja e re pritet të përmirësojë dukshëm kushtet e edukimit parashkollor në këtë komunitet, duke siguruar një ambient modern, të sigurt dhe mikpritës për fëmijët e fshatit. /Telegrafi/