Institutit i Mjekësisë Ligjore, ka njoftuar nuk ka dalë më raport preliminar për autopsinë e 27 vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta.
Nga IML thanë se raporti që ka dal në media nuk është i vërtetë, duke shtuar se me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu.
Tutje, bëhet e ditur se, autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës.
“Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë”, shkruan nga IML. /Klankosova.tv
The post IML thotë se nuk ka raport preliminar për autopsinë e 27 vjeçarit nga Lipjani appeared first on Klan Kosova.