Gazetari Arlind Imeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje synon të vendosë Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se Dimal Basha mund të largohet nga pozita e kryeparlamentarit, për t’i lënë vendin Haxhiut.
“Pasi të kalojë bllokada e konstituimit, mendoj se hapi tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë vendosja e Albulena Haxhiut si nënkryetare në pozitën e kryetares së parlamentit. Kështu, Haxhiu do të udhëheqë seancat nga pozita e nënkryetares, sepse Dimal Basha ka përfunduar misionin e tij, pasi ka siguruar votat e PDK-së,” tha Imeri.
“Edhe kjo do të jetë njollë për sa kohë ekziston PDK-ja; kjo do të mbetet njolla e zezë e PDK-së,” shtoi ai. /Klankosova.tv
The post Imeri: VV-ja planifikon Haxhiun ta bëjë kryeparlamentare, Basha mund të largohet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.