Imeri: Basha ka shkelur Kushtetutën – zgjedhja e nënkryetarëve të kthehet në pikën zero (VIDEO)

Imeri: Basha ka shkelur Kushtetutën – zgjedhja e nënkryetarëve të kthehet në pikën zero (VIDEO)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Kjo temë u diskutua sot edhe në emisionin e mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova.

Gazetari Arlind Imeri, tha se beson se zgjedhja e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të kthehet në pikën zero.

Kjo pasi që sipas tij, kryetari i zgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, e ka shkelur Kushtetutën dhe rregullorën e Kuvendit.

“Patjetër që duhet të kthehet në pikën zero zgjedhja e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve. Kjo për arsye që fillimisht praktika parlamentare është për të mos i ndarë të dy pjesëtarët të serbëve dhe minoriteteve tjera”, tha Imeri.

Të premtene kaluar, Kushtetuesja e aprovoi kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.

Sipas këtij aktvendimi, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.

The post Imeri: Basha ka shkelur Kushtetutën – zgjedhja e nënkryetarëve të kthehet në pikën zero (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.