Në kuadër të festës së Bajramit të Madh, në Edicionin Special në Klan Kosova foli imami i xhamisë në Hamburg, Ensar Sinani, ku sot u falën rreth 3 mijë shqiptarë.
Ai tha se gjithçka shkoi si e më mirë, dhe tha se është ndier krenar që është shqiptar.
“Shqiptarët jemi ndër popujt më suksesshëm të integruar në shoqëritë perëndimore ku jetojmë. Procesi shkoi në mënyrë të organizuar, shumë të bukur, pa u vënë pothuajse aspak re. Është hera e tretë që e organizojmë në këtë masë, por është hera e parë që kemi pasur pak më shumë se 3 mijë pjesëmarrës. Të gjithë kanë ardhur me qetësi në orët e hershme të mëngjesit, kanë kryer adhurimin e tyre, kanë filluar ditën e Bajramit me adhurim, dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre pa shkaktuar asnjë kaos apo dëm në qytet. Ka kaluar në mënyrë shumë të bukur, për të qenë krenarë në radhë të parë me veten që jemi shqiptarë, që tregojmë vazhdimisht në shoqëritë perëndimore ku jemi një nivel të lartë kulture dhe integrimi në shoqëri”, u shpreh Sinani.
Ai tha se në ligjëratën e tij të hytbes së Fitër Bajramit flet ngjashëm me atë që ligjërohet edhe në Kosovë.
“Unë kam vensosur theksin edhe dikur tjetër. Fakti që u mblodhëm rreth 3 mijë shqiptarë në kaq kohë të shkurtër, ka qenë një shtysë që të çoj një mesazh: që ne shqiptarët këtu në perëndim jemi shumë, kemi mundësi të organizohemi, të bëhemi një vlerë e shtuar për shoqërinë ku jetojmë, por jo vetëm, por të organizohemi e të krijojmë institucione për të ruajtur identitetin tonë fetar dhe kombëtar, dhe për t’u përgatitur që të kontribuojmë në forma të ndryshme edhe në zhvillimin e vendlindjes sonë”, deklaroi imami shqiptar në Hamburg.
Ndiqeni bisedën me imamin Sinani:


