E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizIlnisa habit me deklaratën e saj ndaj Laertit: Valbona ia kujton dikë...

Ilnisa habit me deklaratën e saj ndaj Laertit: Valbona ia kujton dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar – Telegrafi

Marrëdhënia mes Valbonës dhe Laertit në Big Brother VIP Albania ka qenë temë e nxehtë diskutimi, veçanërisht pas një momenti kur Valbona i tha Laertit se ai nuk shpreh dashuri në të njëjtën mënyrë si ajo.

Në atë moment, Laerti u përpoq ta puthte, por Valbona u tërhoq, duke i thënë: “Unë dua të të puth kur dua vetë, jo kështu”.

Ky moment u komentua edhe në Fun Club, ku Heidi e pyeti Ilnisën nëse mendonte se mes tyre kishte ndjenja të vërteta.

Foto: Screenshot/YouTube

Ilnisa u përgjigj duke habitur të pranishmit: “Duke njohur Laertin, nuk mendoj se ai ka ndjenja për Valbonën. Më shumë, ajo i kujton dikë nga jashtë”.

Kjo deklaratë ngjalli kureshtje, duke bërë që Ronaldo të pyeste nëse bëhej fjalë për një ngjashmëri fizike, mendore apo intelektuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Heidi përmendi një intervistë të mëparshme të Laertit dhe pyeti nëse personi në fjalë kishte lidhje me atë që ai kishte përmendur më parë.

Ilnisa shtoi: “Valbona ia kujton realisht dikë nga jashtë dhe ai është i përmalluar”.

Kjo e bëri Shqipes të kujtonte një deklaratë të Rozana Radit në Prime: “Ti je i dashuruar”.

Kur Heidi pyeti nëse Rozana e njihte këtë person nga jashtë, Ilnisa mohoi: “Nuk di që Rozana të njohë dikë nga jeta e Laertit, as vetë Laertin për atë që ai përfaqëson”.

Biseda vijoi me një debat mbi karakterin e Valbonës dhe ngjashmërinë e saj me personin që Laerti kishte pasur në jetën e tij.

Ronaldo tha me ironi: “Intelektualisht jo, se nuk besoj që Laerti ka pasur ndonjë të dashur që nuk di çfarë është Auschwitz-i apo Holokausti”. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT