Ilir Meta, i cili nuk arriti të sigurojë mandat në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve që sugjerojnë dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Meta ka falënderuar rreth 8 mijë votues që i rezistuan “presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit” dhe u shpreh se nuk do të pranojë “asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste” që shkon kundër kauzave për të cilat ka luftuar.
Meta tha: “Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008… ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve… dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë“.
Ai falënderoi gjithashtu kolegët e Partisë së Lirisë, përfshirë Tedi Blushin, si dhe komisionerët dhe vëzhguesit që vazhdojnë të mbrojnë çdo votë me përgjegjësi.
Meta theksoi se për të, votuesit nuk janë thjesht zgjedhës, por “heronj” dhe do të kenë mirënjohjen e tij të përjetshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);