21:11 / E Enjte, 01 Maj 2025 / Gj. Sh
Dinamo City është fituese e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, në finale e ka mposhtur Egnatian, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt e ndeshje përfundoi me barazim 2-2, derisa Dinamo në penallti fitoi me shifrat 5-4.
Ky ishte trofeu i parë i Ilir Dajës si trajner i Dinamos, disa muaj pasi morri drejtimin e klubit, ku u largua nga Ballkani në shtatorin e vitit të kaluar.
Dinamo City është në garë edhe për titullin e kampionit të Shqipërisë, ku në gjysëmfinalen e play-offit do të përballet me skuadrën e Vëllaznisë./IndeksOnline/