Eksperti shëndetësor, Oscar Duke, ka zbuluar një mënyrë shumë të lirë dhe të thjeshtë për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit, pa nevojë për ilaçe të shtrenjta.
Ai thotë se kripa e zakonshme e tryezës, që kushton pak, mund të ndihmojë shumë.
Ndërsa nuk ekziston një kurë për viruset e ftohjes, trajtimet fokusohen te lehtësimi i simptomave derisa virusi të kalojë.
Doktori Duke rekomandon përdorimin e ujit të kripur për të reduktuar kohën e simptomave me rreth dy ditë.
Për përgatitjen e ujit të kripur në kushte shtëpiake, ai rekomandon përzierjen e tre lugëve çaji me krip me një lugë çaji sodë buke, në ujë të ftohur, i cili ka vluar paraprakisht.
“Një lugë çaji e kësaj përzierje [sodës dhe kripës] mund të kombinohet me 250 ml ujë, që është diku një filxhan”, shpjegoi Duke.
Sipas ekspertit ju mund ta aplikoni ilaçin në tre forma:
Me spërkatës (spray): Vendos përzierjen në një shishe spërkatëse dhe spërkat pak në secilën hundë, si një spërkatës hundësh që përdoret zakonisht.
Në formë të pikave: Merr disa pika nga përzierja dhe derdhni direkt në hundë.
Duke e nuhatur nga dora: Vendos pak solucion në pëllëmbën e dorës dhe më pas merr frymë thellë duke e nuhatur nga dora, që të hyjë në hundë dhe të ndihmojë në pastrimin e sekrecioneve.
Duke theksoi një studim të fundit që zbardh shkencën pas përfitimeve të ujit të kripur. Mjeku i BBC-së shpjegoi: “Një studim i zhvilluar së fundmi në Edinburg përfshiu rreth 400 fëmijë për të hetuar efektet e pikave me ujë të kripur mbi simptomat e ftohjes.
“Studimi gjeti se përdorimi i pikave me ujë të kripur mund të shkurtrojë kohëzgjatjen e simptomave me rreth dy ditë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se virusi vetë ndoshta ende është prezent.
“Uji i kripur mund të ndihmojë në pastrimin e disa nga mukusit që shkakton parehati”.