Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi vaksinimi, në përputhje me ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.
Kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për mësim.
Prindërit që kanë pyetje apo paqartësi mund të kërkojnë këshilla në Qendrat më të afërta të Mjekësisë Familjare.
IKShPK thekson se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë shoqërisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!