Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla për t’u mbrojtur nga kafshimet e gjarpërinjve.
Në njoftim thuhet se ata qëndrojnë në vende të thata dhe shkëmbore, pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve apo rrënoja të vjetra, pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore
IKShPK gjithashtu tha se nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta ata rrinë gjatë të fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
“Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëhere gjarpëri sulmon njeriun”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, për t’u mbrojtur nga kafshimi i tyre atëherë duhen veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë, gjithashtu përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin.
Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara. Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen. Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë”, thuhet në njoftim.
IKShPK gjithashtu këshillon që mos afroheni dhe të mos përpiqeni t’i ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë,, përcjell Klankosova.tv.
“Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre. Mos ecni zbathur në natyrë”.
“Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore”.
“Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit. Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit. Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit. Kujdes! Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim”, thuhet tutje në njoftimin e IKShPK-së.
The post IKShPK me këshilla për t’u mbrojtur nga kafshimet e gjarpërinjve appeared first on Klan Kosova.