E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIKShPK jep rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

IKShPK jep rekomandime për përdoruesit e pishinave publike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë disa këshilla për përdoruesit e pishinave publike, transmeton Klankosova.tv.

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe garantimit të sigurisë në ambientet ujore, IKShPK u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin pishinat publike, të respektojnë udhëzimet në vijim:

Ruani higjienën personale

-Para hyrjes në pishinë, bëni gjithmonë dush me ujë të rrjedhshëm;

-Përdorni rroba banje të pastra dhe mos hyni në ujë me rroba të zakonshme;

-Ndalohet hyrja në pishinë nëse vuani nga sëmundje infektive , të lëkurës apo të traktit tretës (p.sh. diarreja);

-Nëse keni plagë të hapura, mos hyni në ujë – ato janë portë për infeksione.

Sjellje e përgjegjshme në pishinë

-Respektoni rregullat dhe shenjat sinjalizuese;

-Mbani fëmijët nën mbikëqyrje të vazhdueshme;

-Shmangni sjelljet e rrezikshme si vrapimi, zhytjet e papritura apo hedhjet pa kontroll;

Ndalohet ndotja e ujit

-Mos urinoni në ujë– dobëson efektin e klorit dhe përhap infeksione;

-Mos fusni ushqim ose pije në zonën e ujit– kjo rrit rrezikun për ndotje dhe tërheq insekte;

-Fëmijët e vegjël të përdorin pelena të posaçme për ujë;

Zgjidhni ambiente të sigurta dhe të mirëmbajtura

-Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara;

-Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë.

IKShPK thotë tutje se kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve.

The post IKShPK jep rekomandime për përdoruesit e pishinave publike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT