ASISTI 602 jashtëzakonisht i pasur me double–aksion, gjysmëfinale fenomenale të Kupës dhe xhiro 17 e mbushur me befasi.
Gjitha këto do ti diskutojmë dhe analizojmë me mysafirin i cili na kthehet në ASIST pas një kohe të gjatë, Besim Brahën.
Ikona e Trepçës dhe njeriu që fitoi trofe si lojtar dhe drejtor sportiv në dy epokat më të lavdishme të klubit, në fillim viteve 2000 si lojtar dhe viteve të fundit si drejtor sportiv sonte në ASIST vjen si Drejtor Sportiv i Borës, debutuesit në elitën e basketbollit tonë.
Pyetje direkte dhe përgjigje edhe ma direkte ashtu si vetëm Besim Braha din Plus, sonte në ASISTIN 602 analiza komplete e gjysmëfinaleve të Kupës dhe xhiros 17 me Pesëshet, MVP-it dhe Top Aksionet në ASIST @Bora Basketball – KB Peja KB Vëllaznimi – KB TREPÇA K.B. Golden Eagle YLLI – SIGAL KB Prishtina dhe KB Proton Cable Prizreni – KB Bashkimi.
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes atëherë kjo pranverë do të jetë e shkëlqyeshme. Ky vit i ri startoi maksimalisht shpejt dhe nxehtë.
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte nga ora 19:30 në Sport 1 Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>