Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës është deklaruar rreth cilësisë së ajrit, gjatë ditëve të fundit.
IHMK-ja bën të ditur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar vlera të rritura të ndotësve në ajër në disa zona të vendit.
“Ulja e temperaturave ka rritur nevojën për ngrohje, duke sjellë rritje të emetimeve ndotëse në ajër”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
“Në anën tjetër përkeqësimin e cilësisë ë ajrit e ka afektuar prania mjegullës së dendur ditëve të fundit, lagështia e lartë e ajrit, mungesa e erërave dhe inversioni termik duke krijuar kushte që favorizojnë grumbullimin e këtyre ndotësve në shtresat e ulëta të atmosferës”.
Instituti iu ka bërë thirrje qytetarëve të ndjeshëm të evitojnë ekspozimin e gjatë në ambient të jashtëm.


