Idrizi kërkon edhe një mandat: Kam qenë gjithmonë pranë qytetarëve (VIDEO)

Idrizi kërkon edhe një mandat: Kam qenë gjithmonë pranë qytetarëve (VIDEO)

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se qytetarët duhet ta votojnë sërish sepse, sipas tij, ka treguar se ka qenë gjithmonë pranë tyre dhe i angazhuar për nevojat e komunës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Idrizi u shpreh se ka qenë i pranishëm në terren në çdo situatë emergjente dhe ka realizuar projekte të rëndësishme për qytetin.

“Jam dëshmuar se gjithmonë kam qenë pranë qytetarëve. Kur ka pasur vërshime, deri në orën 12 të natës kam qenë në terren bashkë me ekipet e emergjencave. Edhe kur ka pasur zjarre, kam qenë aty me zjarrfikësit. Kam realizuar projekte të mëdha për qytetin e Vushtrrisë, kam investuar për të rinjtë dhe në arsim kam investuar shumë”, deklaroi ai.

Idrizi theksoi se këto angazhime, sipas tij, janë arsyeja pse qytetarët duhet t’i japin edhe një mandat.

 

The post Idrizi kërkon edhe një mandat: Kam qenë gjithmonë pranë qytetarëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.