I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk në SHBA që mbahet nga autoritetet është në të 20-at e hershme dhe është nga Utah.
Më parë, Donald Trump tha se i dyshuari ishte “28 ose 29 vjeç”, por bëri me dije se faktet e tij “duhen korrigjuar”.
Tani i dyshuari është emëruar si Tyler Robinson. Ai është i lindur në vitin 2003.
Mësohet se babai i të dyshuarit ndihmoi në dorëzimin e tij.
Ndryshe, Trump kërkon dënim me vdekje për vrasësin e aktivistit Kirk. /Telegrafi/