Identifikohet biznesmeni italian që u vra në Tepelenë, pronar i një fabrike tullash

Identifikohet biznesmeni italian që u vra në Tepelenë, pronar i një fabrike tullash

Një shtetas italian është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tepelenë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edoardo Sarchi.


44-vjeçari rezulton administrator i një fabrike tullash e tjegullash në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’.

Ngjarja ndodhi në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan” teksa 44-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një automjet.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës në të cilën udhëtonte edhe 44-vjeçari italian dhe ngriti dorën për ta ndaluar.

Në atë moment autori ka hapur zjarr me breshëri duke qëlluar shtetasin italian./euronewsalbania/