Hulumtimet diagonistike dhe analizat laboratorike kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në dy ferma në Kosovë.
Rastet u konfirmuan në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe një fermë në fshatin Brus në komunën e Lipjanit, transmeton Klankosova.tv
Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës.
Nga AUV kanë urdhëruar të gjithë fermerët në bashkëpunim me veterinerët privat të përdorin masat e dezinsektimit në ferma dhe përreth tyre, kjo me qëllim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes.
“Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë. /Klankosova.tv
The post Identifikohen rastet e para të sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’ në Kosovë, AUV vendos masa për parandalim appeared first on Klan Kosova.