Janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Masar (Imer) Dushit, i cili ishte zhdukur gjatë Masakrës së Kralanit në prill të vitit 1999.
Ai ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe dhe për 27 vjet konsiderohej i zhdukur, raporton Klankosova.tv.
Një familjar i tij, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se varrimi për të do të mbahet më 27 shkurt 2026, në ora 14:00, në varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë të Klinës, ndërsa homazhet do të zhvillohen më parë, në ora 11:00, në shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”.
“Prehu i qetë në Kosovën e lirë pranë dajës Xhevdet dhe dajës Shefqet, aty ku kujtimi dhe dashuria jonë do t’ju rrethojnë përjetësisht.
LAVDI!”, shkruhet në njoftim. /Klankosova.tv


