E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIdeja kundërthënëse: Kushtetuta (s’)mund të ruhet me agjenci (VIDEO)

Ideja kundërthënëse: Kushtetuta (s’)mund të ruhet me agjenci (VIDEO)

Kurthimi në Kuvend që po mbush 3 muaj, beson se do zgjidhej me një institucion i ri.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami shkroi pas dështimit të 46 të konstituimit të dielën se krijimi i një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetues është jetik për Kosovën.

Për zyrën që sipas tij do të monitoronte parti, individë  e grupe që nuk respektojnë aktin më të lartë juridik, gjatë së hënës Behrami nuk dha më shumë detaje.

Por, për juristët kjo ide është joserioze sidomos kur vjen nga një ligjvënës.

Dek. Anton Nrecaj, drejtor, instituti “CLARD”
Që sa muaj pikerisht jane deputete e Kuvendit te Kosoves ata qe po e shkelin Kushtetuten, nuk po respektojne dy aktgjykimet te Gjykates Kushtetuese, e ideja e krijimit te nje institucioni te tille eshte vertete tallje.

Sipas Anton Nrecaj, drejtor, instituti “CLARD”, rreptësia e zbatimit të aktgjykimeve nga kjo gjykatë mund të bëhet brenda këtij organi.

Diçka e tillë edhe nëse bëhet lë gjurmë në kushtetutë dhe atë me votat e 2/3 të ligjvënësve.

Yll Zekaj, avokat tha se një kërkesë e tillë mund të jetë e realizueshme vetëm nëse kemi ndryshim te Kushtetutës, sepse sipas tij, Kushtetuta nuk lejon krijimin e agjencioneve të veçanta qe do ishin guardian të vet Kushtetetës.

Vendimet e nxjerra nga kjo gjykatë sipas juristëve janë automatikisht të ekzekutueshme dhe që nuk duan diskutim, e që respektohen në secilin shtet demokratik.

 

The post Ideja kundërthënëse: Kushtetuta (s’)mund të ruhet me agjenci (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT