Ibiza shndërrohet në lumenj balte pas reshjeve të dendura të shiut

news image

Rrugët në ishullin spanjoll të pushimeve, Ibiza, u shndërruan në lumenj me baltë të martën, pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje të mëdha.

Autoritetet lokale lëshuan një alarm të kuq për shi që nga orët e hershme të mëngjesit për ishujt e Ibizës dhe Formenterën, ku priten deri në 180 mm shi brenda 12 orëve.

Pamjet nga Ibiza tregojnë automjete pothuajse tërësisht të zhytura, ndërsa vendasit ecin nëpër ujë të thellë në rrugën kryesore të ishullit, raporton AP.

Autoritetet lokale thanë se zjarrfikësit janë angazhuar për të ndihmuar njerëzit që besohet se janë bllokuar brenda automjeteve dhe shtëpive të tyre.

Alarmet e motit janë gjithashtu në fuqi për Majorkën, si dhe për zonën e Valencia. Një vit më parë, më shumë se 230 njerëz humbën jetën në Valencia për shkak të përmbytjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/