E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeIbishi: Vuçiq kërcënoi haptas Kosovën, urdhëroi ushtrinë e policinë të veprojë (VIDEO)

Ibishi: Vuçiq kërcënoi haptas Kosovën, urdhëroi ushtrinë e policinë të veprojë (VIDEO)

Ditëve të fundit, presidenti i ShBA-së Donald Trump, disa herë ka deklaruar se e ka ndaluar një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.

E tash së fundmi, Forca e Sigurisë së Kosovës, është pajisur me disa autoblinda amerikanë.

Kjo temë e sigurisë, u trajtua sot në edicionin më të ri të emisionit Kosova Today.

Eksperti Nuredin Ibishi, përmendi faktin se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishte urdhëruar ushtrinë dhe inteligjencën.

“Pak kujt i ka bërë përshtypje, kur para diku dy muajsh nga Këshilli i Sigurisë rrodhi si informacion se presidenti i Serbisë i ka urdhëruar tri komponente të ushtrisë, inteligjencën dhe njësitë elitare të policisë së Serbisë që të hartojnë plane operacionale për veprim ndaj Kosovës. Ky është kërcënim i hapur”, deklaroi Ibishi në Klan Kosova.

The post Ibishi: Vuçiq kërcënoi haptas Kosovën, urdhëroi ushtrinë e policinë të veprojë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT