Lidhur me moskonstituimin e Kuvendi të Kosovës, të shtunën në “Info Magazine” ka folur eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Ai thotë se jofunkionalizimi i parlamentit ndikon shumë në fushën e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera Ibishi shton se fajin e ka edhe opozita, e cila sipas tij, nuk po reagon.
“Në aspektin e sigurisë, opozita është e përjashtuar. Me moskonstituimin e parlamentit, me komisionet e përhershme dhe funksionale, domethënë opozita nuk ka fare akses, apo pjesëmarrje në sistemin e mbikëqyrjes, është krejt në pozitën, këto tri partitë që kanë bërë koalicion. Kjo mundet me thënë se në nga aspekti i parlamentit nuk kemi mbikëqyrje në sektorin e sigurisë, dhe jo vetëm në sektorin e sigurisë, por edhe në aspekte tjera, në buxhet, financa, shëndetësi e në fusha të tjera. Pra është një situatë ‘stand by’ në kuptim të mospjesëmarrjes, dhe kjo po shkon dëm, dhe prandaj është edhe faji i opozitës që nuk po reagon, mirëpo ajo po sillet komod”, tha Ibishi.
“Shumë dukshëm ka ndikuar, fare nuk kemi tani mbikëqyrje, parlamenti është i paformuar, i pakonstituuar , edhe me komisionet e përhershme edhe funksionale është jashtë sistemit dhe nuk kemi mbikëqyrje”.
The post Ibishi për moskonstituimin e Kuvendit: Nuk kemi mbikëqyrje në sektorin e sigurisë appeared first on Klan Kosova.