Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaroi se nuk beson që Kampi Bondsteel do të mbyllet, por që disa prej kontingjenteve mund të zvogëlohen në një përqindje, ashtu siç është paralajmëruar.
âUnë nuk e shoh si të mundshme që Bondsteeli do të zhbëhet. Eventualisht mund të zvogëlohen trupat, gjë që u spekulua nga diplomacia italiane se do të bëhet tërheqja e kontingjentit. Unë nuk e shoh të mundshme zhbërjen e Bondsteelit, por normalisht që disa prej këtyre kontingjenteve do të zvogëlohen në përqindje çfarë është paralajmëruar, por jo mbylljaâ, u shpreh Ibishi në emisionin âDPT TE FIDANIâ në Klan Kosova.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>