Dy burra janë arrestuar në fshatin Samadrexhë të Suharekës, nën dyshimin se e kishin penguar në lëvizje të lirë, derisa viktima po voziste një kamion.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator pa fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë ndërpre rrugën viktimës mashkull kosovar, derisa ishte duke lëvizur me kamion. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
The post Ia “prenë” rrugën një burri, arrestohen dy të dyshuar në Samadrexhë appeared first on Klan Kosova.