Mbrojtësi Benjamin Pavard ia ka bërë sefte golit te Marseille, mirëpo ajo që ka marrë vëmendjen është festa me shqiponjë.
Pasi u martua me gjakovaren Kleofina Pnishi, Pavard nuk ka harruar t’i “përshëndes” shqiptarët, me golin ndaj Lorient.
Pas asistimit të Mason Greenwood, Pavard e dërgoi topin brenda rrjetës për ta dyfishuar epërsinë dhe menjëherë bëri shqiponjën.
Marseille aktualisht është në epërsi me rezultat bindës 3:0, ndërsa zë pozitën e katërt në tabelë me gjashtë pikë./Telegrafi/