Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka vënë zjarr në një garazhë.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara 2 vetura si dhe aty kishte pas edhe disa pajisje pune.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Pejë / 14.08.2025 – 04:35. Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara 2 vetura si dhe aty kishte pas edhe disa paisje pune. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton PK. /Klankosova.tv
The post I vuri zjarrin garazhës ku ishin të parkuara dy vetura, arresohet një person në Pejë appeared first on Klan Kosova.