Është therur me thikë një person në Podujevë i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla për Klankosova.tv ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.
“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asajëtorakale . Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, është shprehur tutje Syla.
The post I theruri me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë appeared first on Klan Kosova.