E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/i-sulmoi-thacin-e-veselin-deliu-kodra-per-kurtin-eshte-ndertuar-si-anti-uck-e-anti-kosove/I sulmoi Thaçin e Veselin, Deliu-Kodra për Kurtin: Është ndërtuar si anti-UÇK...

https://klankosova.tv/i-sulmoi-thacin-e-veselin-deliu-kodra-per-kurtin-eshte-ndertuar-si-anti-uck-e-anti-kosove/I sulmoi Thaçin e Veselin, Deliu-Kodra për Kurtin: Është ndërtuar si anti-UÇK e anti-Kosovë – Klan Kosova

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka frikë PDK-në” dhe për të njëjtin thotë se “është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë”.

Ajo shprehet se Kurti “nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin”.

Deliu në një reagim në Facebook, shprehet:

Albin Kurti e ka frikë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës. E di se me PDK-në nuk mund të bashkëpunojë, sepse vetë ekzistenca e tij politike është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj luftës çlirimtare, ndaj UÇK-së dhe ndaj themeluesve të shtetit të Kosovës.

Një bashkëpunim me PDK-në do ta rrëzonte tërësisht mitin e rremë mbi të cilin ka ngritur karrierën e tij, një rrëfim i ndërtuar mbi baltosjen e çlirimtarëve dhe mohimin e sakrificës për liri. Kurti nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin.

Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë.

The post I sulmoi Thaçin e Veselin, Deliu-Kodra për Kurtin: Është ndërtuar si anti-UÇK e anti-Kosovë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT