Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, Kukës, pasi rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, i riu me inicialet D.P., banues në Gjermani, u ndalua në hyrje të territorit shqiptar gjatë kontrolleve të thelluara të bazuara në analizën e riskut dhe verifikimeve me përzgjedhje. Ai u ndalua në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës.
Gjatë intervistimit në vijën e dytë, u konstatua se 22-vjeçari ishte në kërkim nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Cologne-s në Gjermani kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ai dyshohet për përfshirje në një “grup kriminal” dhe për veprën penale të “mashtrimit”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);