Në një qoshe të qytetit gjeti strehë. Rrobat e mbathjet i ka shtrirë rreth vetes, ndërsa alkooli dhe cigaret janë të vetmet gjëra që i mban gjithmonë me vete.
Ky shesh në zemër të Ferizajt, për të është bërë dhomë e jetës. Por qetësia nuk i zgjati. Dy zyrtarë policorë i kërkuan të largohet.
Ai i mblodhi sendet e pakta, por një thikë pune ia konfiskuan. Afër tij, qëndronte edhe një tjetër, duke pritur për të gjetur një qoshe tjetër ku të strehohej.
Ky person është i fundit nga ata që kanë dalë në rrugët e Ferizajt, e që konsiderohen me çrregullime mendore.
Qytetarët kanë nisur të bëjnë thirrje për rehabilitimin e tij, sepse siç thonë ata, ai shpesh bërtet e i shqetëson kalimtarët.
Ndiqni kronikën e Kiksit.
The post I sëmuri mendor me thikë në rrugë, reagon policia (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.