E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeI plagosuri në Gjilan po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e...

I plagosuri në Gjilan po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e tij

Personi që mbeti i plagosur me armë zjarri në Gjilan është në gjendje të rëndë por stabile.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Naser Syla, i cili bëri të ditur se po kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme.

Bëhet e ditur poashtu se po vazhdon trajtimi i tij në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Ndryshe, tre persona kanë mbetur të vrarë mesditën e sotme në Gjilan. Derisa, tre persona janë shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasje të rëndë, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra. /Klankosova.tv

The post I plagosuri në Gjilan po trajtohet në QKUK, kjo është gjendja e tij appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT