Edi Mehmeti, personi që mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku u vra Rasim Binakaj, ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, e cila në emisionin “Ora 7” tha se, sipas informacioneve të grumbulluara, Policia e Kosovës tashmë e ka intervistuar të plagosurin, pasi ai është dëshmitar okular i ngjarjes.
“I plagosuri është dërguar në repartin e Ortopedisë, dhe në bazë të stafit mjekësor, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Është në gjendje të mirë. Policia tashmë e ka intervistuar, pasi ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes”, tha gazetarja.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e ndodhur dje në Gjakovë, disa orë më vonë është dorëzuar në polici. Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj./Klankosova.tv


