I ndiqte policia, vdes 18-vjeçari shqiptar në aksident, plagoset shoku i tij

I ndiqte policia, vdes 18-vjeçari shqiptar në aksident, plagoset shoku i tij

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Via Murri, në periferi të Bolonjës, ku një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa shoku i tij 19-vjeçar u lëndua.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinj shqiptarë, banorë të qendrave për të mitur të huaj të pashoqëruar, u vunë re nga policia në semaforin në Via Tolmino.


Dyshimet për moshën e re të shoferit dhe pasagjerit çuan në përpjekjen për t’i ndaluar, por pas një arratisjeje të shpejtë, makina u përfshi në një aksident fatal në Via Murri.

Sipas hetimeve paraprake, mjeti tip Audi kaloi përmes disa rrugëve kryesore të qytetit para se të dilte nga rruga në një kthesë në Via dei Lamponi, ku u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe një tabelë rrugore, duke u ndarë në dysh, transmeton euronews.al.

Pasagjeri 18-vjeçar u hodh nga makina dhe ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi 19-vjeçar u dërgua në Spitalin Maggiore me lëndime të mesme.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës, përfshirë paramedikët, zjarrfikësit dhe forcat e policisë lokale dhe shtetërore, të cilat kanë siguruar zonën dhe po vijojnë hetimet.

Shoferi 19-vjeçar mund të përballet me akuzën për vrasje me makinë.

Sipas BolognaToday, incidenti u konfirmua nga kamera e sigurisë së një farmacie lokale dhe nga dëshmitë e banorëve, të cilët përshkruan një shpërthim të fortë dhe britma. Skena thuhet se është filmuar edhe nga një kalimtar me telefon celular, i cili u zhduk menjëherë pas ngjarjes.

Kush janë viktima?

Të dy janë shqiptarë dhe banorë të dy qendrave të ndryshme për të mitur të huaj të pashoqëruar.

Në vendngjarje ndërhynë paramedikët e 118, policia lokale dhe shtetërore, si dhe zjarrfikësit për sigurimin e zonës.

19-vjeçari mund të përballet me arrestimin për krimin e vrasjes me makinë.