I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Arrestohet pas mbi tre vitesh i kërkuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është shqiptuar një gjobë ndaj prindit të një të mituri,  i cili në një video të postuar në rrjete sociale shihet duke drejtuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

“Pas veprimeve policore, ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin”, bën të ditur policia. / Klankosova.tv

The post I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain appeared first on Klan Kosova.