Saturday, April 4, 2026
spot_img
HomeLajmeI merret licenca avokatit Nasuf Hasani – publikohen audio ku dëgjohet duke...

I merret licenca avokatit Nasuf Hasani – publikohen audio ku dëgjohet duke sharë rëndë stafin e Odës

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në Odën e Avokatëve të Kosovës, ku avokatit Nasuf Hasani i është marrë licenca për ushtrimin e profesionit, si pasojë e mos përmbushjes së obligimeve financiare ndaj Odës.

Sipas burimeve të besueshme, Hasani nuk ka kryer pagesën e anëtarësisë për një periudhë të caktuar, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga ana e institucionit.

Por ajo që e rëndon edhe më tej këtë rast është fakti se, përveç mos pagesës, ai ka pasur sjellje të papranueshme ndaj stafit administrativ të Odës.

Indexonline ka publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet qartë avokati duke përdorur gjuhë të rëndë fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të Odës, të cilët e kishin kontaktuar për t’i rikujtuar detyrimin për pagesën e anëtarësisë.

Ky komunikim, përveçse tregon mungesë të theksuar të etikës profesionale, përbën edhe shkelje serioze të standardeve që rregullojnë ushtrimin e profesionit të avokatit, thonë burimet nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Vendimi për marrjen e licencës vjen në kuadër të masave disiplinore që ndërmerren ndaj avokatëve që nuk respektojnë obligimet ligjore dhe statutare, si dhe që cenojnë integritetin dhe dinjitetin e institucionit.

Rasti pritet të shërbejë si precedent për trajtimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen, duke rikujtuar se respektimi i detyrimeve dhe etikës profesionale nuk është çështje zgjedhjeje, por obligim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT