Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se konsiderohej se ushtarët e UÇK-së do të shndërroheshin në “çlirimtarë” nëse nënshkruanin marrëveshjen për çarmatimin e tyre.
Ndër të tjera, Duncan tha se kështu do t’i tregonin komunitetit ndërkombëtar se e meritojnë pavarësinë, transmeton Klankosova.tv
“Nënkuptohej që të vazhdonte procesi që UÇK-ja nga perceptimi i ndërkombëtarëve që të shndërrohej nga “një grup kriminelësh apo terroristësh”, të ishin luftëtarë të lirisë që kishin marrëveshje të Rambujesë. Kishin një hap drejt demokracisë, të pranoheshin si një grup i përgjegjshëm njerëzish me një proces të respektueshëm politik që i drejtonte. Pra ajo që i kishim ofruar ishte kjo: nënshkruani një gjë të tillë, kjo na ndihmon që të mos e luftojmë njëri-tjetrin, por ju ndihmon edhe juve, sepse nëse nënshkruani do t’i tregoni komunitetit ndërkombëtarë se jeni persona përgjegjës që e meritoni respektin dhe pavarësinë”, u shpreh Duncan./ Klankosova.tv
The post “I konsideronin terroristë”, Duncan: Me çarmatosje, UÇK tregonte se janë çlirimtarë dhe se e duan pavarësinë appeared first on Klan Kosova.