Është arrestuar një person te “Bill Clinton” në Prishtinë, pasi të njëjtit i është kapur drogë.
Policia për Klan Kosova ka bërë të ditur se nga tij ka filluar hetim për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, njësitet e stacionit policor Jugu, kanë ndalur një person të dyshuar, të cilit pas një kontrolle i është gjetur një sasi e dyshuar e substancave narkotike. Në koordinim me prokurorin ndaj tij ka filluar hetim për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv
The post I kapet drogë, arrestohet një person te “Bill Clinton” në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.