Bilall Kqikun, i dyshuari për vrasjen në Kolovicë të Prishtinës më 26 mars të vitit 2024, mbrëmjen e së enjtes në tentim për t’u larguar nga policia, ai ra nga lartësia e një ndërtese në Lagjen e Spitalit.
Si pasojë ai u lëndua rëndë dhe po trajtohet në QKUK, derisa forca të shtuara të policisë po ruajnë ambientet përreth spitalit.
Sipas policisë, i dyshuari po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.
“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit menjëherë i është ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK”, thuhej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq sot, sipas raportit të policisë, më banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej gjashtë kilogramë e 172.6 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 38.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 0.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit tusi, 0.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, një peshore digjitale, një karikator, një këllëf i armës, 1000 euro, 20 franga, 110 denarë të Maqedonisë së Veriut, dhe 50 dinarë serb.
Po ashtu në cilësi të provës është sekuestruar edhe një telefon mobil.
Në konsultim me prokurorin, pasi i dyshuari gjendet në trajtim mjekësor në QKUK lidhur me një rast vrasje rasti procedohet me procedurë të rregullt.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
The post I gjenden mbi 6 kg drogë të kërkuarit për vrasje që kërceu nga ndërtesa për të ikur nga policia appeared first on Klan Kosova.