Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë e Epërme e Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Sinjali mëson se i dyshuari për rastin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar.
Nga informacionet e Sinjalit, mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.
Sinjali ka siguruar fotografi dhe një video, ku Havolli shihet duke qëlluar me armë në një ambient të hapur. Po ashtu, ai shfaqet në një vend me armë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!