Drejtori rajonal i policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, Mefail Shkodra, ka precedent penal, ku në total i ka 31 raste.
Rukiqi tha se për veprën penale “sulm”, Mefail Shkodra, i ka pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tri raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tri raste, për “shantazh” e ka një rast, për “detyrim” i ka dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal” e ka një rast dhe ka kundërvajtje në komunikacion.
“Për të gjitha rastet janë ndërmarrë veprimet nga ana e policisë dhe janë ngrit kallëzimet penale dhe rastet janë shpërfill tutje. Ne si polici konsiderojmë që e kemi kryer punën tonë”.
“Por, ju sigurojmë që Policia e Kosovës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati të sillen para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha Rukqi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra fillimisht janë larguar në këmbë, ndërsa në vend të ngjarjes është arrestuar një person i katërt.
The post I dyshuari për vrasjen në Gjilan me 31 raste, përfshirë fajde, kërcënim, shantazh e sulm appeared first on Klan Kosova.