Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë e Epërme e Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i vrarë Arif Spahiu.
Sinjali mësoi se i dyshuari për rastin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar.
Nga informacionet e Sinjalit, mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.
Sinjali ka siguruar fotografi dhe një video, ku Havolli shihet duke qëlluar me armë në një ambient të hapur.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!