E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeI dyshuari për vjedhje që u lirua nga prokurori në Prizren shpëton...

I dyshuari për vjedhje që u lirua nga prokurori në Prizren shpëton pa iu sekuestruar edhe vetura

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet dhe grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri. Të dyshuarit për këto raste jo rrallëherë lihen të lirë dhe nuk merren masat e duhura, siç ndodhi së fundmi në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për vjedhjen në një objekt ndërtimi në rrugën “Besim Shala”, Blertan Krrabaj nga Opoja në Prizren, shpëtoi pa përfunduar në ndalim.

Krrabaj është intervistuar, me ç’rast ka pranuar pjesërisht veprën që dyshohet se ka kryer, por Prokurori i Shtetit u tregua i butë, duke e lënë të lirë të dyshuarin.

Sinjali ka mësuar se përveç që prokurori nuk urdhëroi masën e ndalimit, por nuk ka urdhëruar as sekuestrimin e automjetit që i dyshuari e ka përdorur për kryerjen e veprës penale.

Krrabaj dyshohet se vodhi pajisje pune nga objekti në ndërtim dhe se një mjet pune që ka arritur ta shiste, u sekuestrua nga një biznes.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe me vendimin e prokurorit i dyshuari është lënë i lirë, për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498