Në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer”, Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar në Han të Elezit një person të dyshuar për përfshirje në grup të organizuar kriminal, trafik narkotikësh dhe shpëlarje parash.
I dyshuari po tentonte të futej në Kosovë me identitet tjetër dhe ishte në listën e ndalimeve, transmeton klankosova.tv.
Gjatë arrestimit, u sekuestruan prova materiale si veturë, telefona, kartela bankare dhe dokumente.
”Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve në Prishtinë pas një pune te gjatë intensive hetimore dhe operative në terren me datën 10.09.2025, në koordinim me njësitet e policisë kufitare dhe Prokurorinë Speciale ka ndaluar një person te dyshuar në vazhdën e rastit/operacionit të koduar “Qielli i Thyer”. I lartcekuri po tentonte të futej në Republikën e Kosovës duke shfrytëzuar identitet tjetër, me të cilin identitet po ashtu ka qenë në stoplistë, është ndaluar nga Policia kufitare dhe është njoftuar antidroga. Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante si: veturë, telefon, kartela bankare, dokumente identifikimi, etj”.
The post I dyshuari në listën e ndalimeve kapet duke hyrë në Kosovë me emër tjetër appeared first on Klan Kosova.