Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partnerin e saj 47-vjeçar vetëdorëzohet në Polici, i cili pritet të dalë para gjyqit në Duisburg, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është konfirmuar dyshimi ndaj burrit, i cili gjithashtu jetonte në Oberhausen. Kjo është arsyeja pse ai ishte në kërkim që nga e shtuna,” kanë deklaruar autoritetet ndjekëse.
Shtetasi kosovar është paraqitur të dielën në mbrëmje në një stacion policor në Kehl, Baden-Württemberg, ku është arrestuar menjëherë. Më pas, “vonë, në pasditen e të hënës (14 prill), ai do të sillej para një gjyqtari në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut me kërkesë të Prokurorisë Publike të Duisburgut”.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në banesën e saj të premten mbrëma, pasi punonjësit e organeve përgjegjëse të qytetit kishin shkuar për ta takuar, por “gruaja nuk e kishte hapur derën”, raportoi faz.net.
Policia, e njoftuar më pas, e gjeti trupin pa shenja jete.
Një autopsi ka zbuluar një “vdekje të panatyrshme”, dhe sipas policisë, “gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës”.
Aktualisht, policia dhe prokuroria publike nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për rrjedhën e ngjarjeve, ndërsa “sfondi i saktë dhe rrjedha e ngjarjeve janë tani pjesë e hetimit në vazhdim”, sipas autoriteteve të Essen-it, të cilat kanë marrë përsipër rastin për shkak të natyrës së rëndë të ngjarjes.
Sipas një zëdhënësi të qytetit Oberhausen, “punonjësit e zyrës së mirëqenies për të rinjtë ishin larguar me dy fëmijët të premten kur askush nuk u kishte hapur derën. Fëmija më i vogël ishte ende në çerdhe në atë kohë dhe nuk ishte marrë nga nëna.”
Gazeta Bild raporton se “partneri i nënës së vrarë dyshohet se ishte vënë re për sulme të dhunshme edhe më parë”.
Rasti ka shkaktuar bujë dhe zemërim në opinionin publik gjatë fundjavës dhe mbetet i mbuluar nga misteri, teksa hetimet po vazhdojnë intensivisht.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);