I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara: SHBA-të do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara: SHBA-të do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Mike Waltz, i dërguari i ri i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, është deklaruar mbi akuzat e fundit për shkeljen e hapësirës ajrore ruse.

Ai i tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se SHBA-të e kishin paralajmëruar Rusinë të “ndalonte veprimet që mund ta rrezikonin atë të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë”, pasi dronët e saj shkelën hapësirën ajrore polake nëntë ditë më parë.


Pavarësisht këtij paralajmërimi, tha ai, Rusia “shkeli përsëri hapësirën ajrore të një anëtari të NATO-s”, transmeton Telegrafi.

Dhe në fragmentin ndoshta më domethënës të fjalimit të tij, ai thotë: “Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të parë për të përsëritur dhe theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Rusia duhet të ndalojë urgjentisht një sjellje kaq të rrezikshme”.

“Edhe një herë i bëj thirrje Rusisë, si anëtare e përhershme e këtij këshilli, të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, të ndalojë shkeljen e hapësirës së tyre ajrore. Dhe i bëj thirrje Rusisë të negociojë drejtpërdrejt me Ukrainën për t’i dhënë fund asaj lufte”, shtoi Waltz. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com