Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë, derisa policia rastin e ka iniciuar si “dhunë në familje”.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka marrë tretman mjekësor në Klinikën Psikiatrike dhe është liruar në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
The post I dehur ushtroi dhunë në familje, prishtinasi trajtohet në psikiatri dhe lirohet në shtëpi appeared first on Klan Kosova.