Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Badovc i Ri të Graçanicës, ku një burrë dyshohet se në gjendje të dehur ka kërcënuar bashkëshorten e tij me jetë.
Rasti është raportuar më 15 mars rreth orës 09:00 në Stacionin Policor në Graçanicë, nga N. V rreth 49 vjeç, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj B. N rreth 50 vjeç.
Sipas deklarimit të saj, incidenti kishte ndodhur një natë më parë, më 14 mars rreth orës 21:00, kur i dyshuari kishte ardhur në shtëpi në gjendje të dukshme të dehur.
Ai dyshohet se kishte ngritur tonin e zërit, kishte shqetësuar bashkëshorten dhe fëmijët duke lëshuar muzikë me zë të lartë, ndërsa në një moment i kishte drejtuar edhe kërcënime serioze bashkëshortes, duke i thënë se do ta therë.
Ngjarja është konfirmuar edhe nga vajza e tyre J.N. rreth 18 vjeçare, e cila ka qenë dëshmitare e incidentit.
Sipas burimeve, kontakt fizik nuk ka pasur, por kërcënimet dhe sjellja e të dyshuarit kanë shkaktuar shqetësim te familjarët.
Pas raportimit, policia ka intervistuar palët e përfshira, ndërsa deklarata e të dyshuarit është marrë në prani të avokatit mbrojtës.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj B.N është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
I dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërsa rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


