Organi Shqyrtues i Prokurimit, ka vendosur ta zbusë dënimin ndaj operatorit ekonomik “Medplus” Sh.P.K., duke ia ulur kohëzgjatjen e diskualifikimit nga tenderët publikë prej një viti në shtatë muaj.
Fillimisht, me vendimin e 18 gushtit 2025, kompania ishte përjashtuar nga prokurimi publik deri më 17 gusht 2026, por pas kërkesës për korrigjim, paneli shqyrtues vendosi që masa të vlejë vetëm deri më 17 mars të vitit të ardhshëm.
Por pse u zbut dënimi?
Sipas arsyetimit të OSHP-së, problemi kishte të bënte me katalogun e produkteve të prodhuesit kinez ACMED.
OSHP-ja, vazhdon të këmbngul se katalogu i dorëzuar në komunën e Pejës, ishte i ndryshëm nga katalogu zyrtar i kompanisë prodhuese.
“Paneli shqyrtues nisur nga fakti se ka ndryshim të katalogut dhe këtë e ka konfirmuar të gjitha palët në procedurë, atëherë kemi të bëjmë me një veprim i cili është i sanksionuar me nenin 99.2 të Ligjit për Prokurim Publik dhe nenit 67.9 të Rregullores se Prokurimit Publik.”
Pra, sipas gjykatës së tenderëve, meqë mospërputhja nuk ishte shkaktuar drejtpërdrejt nga Medplus, por nga vetë prodhuesi, dënimi është zbutur për pesë muaj.
Megjithatë, Paneli Shqyrtues vlerëson se pasi që ky ndryshim sipas email-ve të ofruara nga OЕ “Medplus” Sh.p.k nuk është bërë nga ana e tij por nga ana e prodhuesit (gjë që vështirë dhe gati e pamundur të verifikohet), atëherë, konsideron se koha e diskualifikimit duhet të ulet vetëm për shtatë (7) muaj për shkak se si ofertues mban përgjegjësi të plotë për ofertën e tij, e jo prodhuesi në këtë rast.
Edhe pse fajin për ndryshimin e katalogut thotë se e kishte kompania prodhuese kineze ACMED, e jo operatori kosovar Medplus, OSHP-ja theksoi se Medplus mban përgjegjësi të plotë për ofertat e veta.
“Secili operator ekonomik duhet të sigurohet se dokumentet e ofertës së tij janë me të dhëna të sakta dhe mban përgjegjësi për përmbajtjen e ofertës së tij/saj dhe për këtë zotohet dhe nënshkruan edhe Deklaratën nën betim por edhe dorëzon Formularin për dorëzimin e ofertës, duke deklaruar se i ka kontrolluar dhe pranon të gjitha kushtet e Dosjes së tenderit. Andaj, Paneli shqyrtues nisur nga fakti se ka ndryshim
Në gusht 2025, kompania kosovare MedPlus u përjashtua nga tenderi për furnizimin e barnatorës pran QKMF-së në Pejë, por vendimi shtrihej edhe për të gjithë tenderët publikë të tjerë që kompania mund të ofertonte, duke i shkaktuar humbje prej qindra mijëra eurosh.
Shkaku ishte mospërputhja e katalogut të produkteve me versionin zyrtar të prodhuesit kinez ACMED, gjatë skanimit të QR kodeve u konstatua një produkt më pak se sa ishte deklaruar.
MedPlus kontestoi vendimin tek OSHP, duke argumentuar se ndryshimi nuk ishte bërë nga kompania kosovare, por nga prodhuesi kinez, i cili kërkoi falje për këtë gabim.
The post I bie pishman OSHP, pas hulumtimit të Kiks Kosova e zbut dënimin për MedPlus (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.