Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Jori Delli, ka ndarë një histori shumë të dhimbshme personale gjatë intervistës së saj në “E Diell”.
Modelja tregoi se babai i saj ka kaluar një infarkt, ndërsa vetëm pak ditë më vonë edhe nëna e saj pësoi një aksident automobilistik.
“Ka pasur një infarkt, ka qenë në Vlorë dhe ka qenë një eksperiencë shumë e vështirë. Unë kam qenë në Itali. Për fat të madh ishte vëllai im atje. Unë mora avionin, por ishte një ditë e tmerrshme. U zura në aeroport, nuk më linin të udhëtoja. Kisha vetëm kartën e identitetit italiane pasi e kisha humbur pasaportën dhe karta ime ishte e grisur”, rrëfeu Jori me emocion.
Jori DelliFoto: YouTube
Ajo tregoi se u përball me shumë vështirësi për të arritur tek i ati, ndërsa nuk ngurroi të kritikojë gjendjen e spitaleve në Shqipëri.
“Pas katër orësh mbërrita. Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë çka përjetoi babai im. Kur shkoi në Tiranë ndihesha më e qetë”.
Megjithatë, edhe pse babai tashmë është më mirë dhe po mjekohet, familja u përball me një tjetër fatkeqësi.
“Fatkeqësisht pas dhjetë ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht është në një spital në Itali”, tha Jori.
– YouTube www.youtube.com
Modelja u shpreh se këto përvoja e kanë tronditur shumë, por i kanë dhënë edhe forcë për të qëndruar pranë familjes në momentet më të vështira. /Telegrafi/